Site icon Telegrafi

Bebe Rexha tregon transformimin e saj në dukje me dhe pa makijazh gjatë festivalit “Coachella”

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, së fundmi ka performuar në festivalin e famshëm ndërkombëtar, “Coachella 2023”.

Ajo interpretoi atje disa nga hitet e saj më të fundit, mes tyre edhe këngën shumë të suksesshme “I’M Good (Blue)” në bashkëpunim me DJ David Guettan, e cila e renditi atë për muaj me radhë në krye të top-listave.

Bebe Rexha ka ndarë disa nga momentet e saj në “Coachella 2023” me ndjekësit e saj në rrjetin social TikTok, ku numëron mbi 8.3 milionë sosh.

Bebe Rexha në “Coachella 2023” (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Në video-vlogun e publikuar, 33-vjeçarja tregon momentin që nga mëngjesi kur zgjohet me flokët e çrregullta, përgatitja për ditën dhe deri te veshja glamuroze për në paraqitjen në festival.

Lexo po ashtu Imazhi i Bebe Rexhës po keqpërdoret në faqet e filmave për të rritur, në videot e homoseksualëve

Duke zbuluar pamjen e saj edhe pa makijazh, Rexha theksoi edhe një herë se nuk ka komplekse për dukjen e saj natyrale.

@beberexhaCoachella ?♬ original sound – BebeRexha

Videoja në fjalë ka marrë afro një milion klikime në llogarinë zyrtare të Bebe Rexhës në TikTok.

Ndërkohë, interpretuesja e hitit “I’m A Mes” ka paralajmëruar se në fund të këtij muaji do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Bebe”. /Telegrafi/

Koopertina e albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)
Exit mobile version