Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, pas bashkëpunimit me DJ francez, David Guetta, tani do të bashkëpunojë me një tjetër DJ të nivelit botëror.
Është ky i riu Martin Garrix, me të cilin kanë punuar këngën “In The Name of Love”, transmeton Koha.net.
Kjo këngë do të publikohet të premten, më 29 korrik.
Lajmin e kanë bërë të ditur të dy artistët përmes rrjeteve sociale.