Bebe Rexha tashmë dihet se ka marrë famë botërore.
Dhe si një prej artisteve më atraktive, jo vetëm në aspektin e trupit të saj seksi dhe bukurisë që zotëron, por sidomos për talentin e madh në tekstshkrim dhe krijimin e melodive, ajo ka punë me producentët më të njohur, shkruan Telegrafi.
Në një video të postuar nga bukuroshja në Instagram, ajo shihet në studio bashkë me producentin prej më të mëdhenjve në botë, duke bërë gjeste mjaft qesharake.
Ata shihen teksa po këndojnë këngën “Cry me a River” të punuar pikërisht nga Timbaland për Justin Timberlake.
A është ky një sinjal se dyshja po sjellin një krijim bashkë? Mbetet të shihet… /Telegrafi/