Alphonso Davies është padyshim njëri nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.
Mbrojtësi i majtë kanadez ka shkëlqyer këtë edicion me Bayernin, duke i zërë vendin në atë krah edhe David Alabas.
19-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka shtuar 10 asistime në 44 takime zyrtare me Bayernin këtë sezon.
Por përveç golave dhe asistimeve të tij, Davies është dalluar edhe me depërtimet e tij fantastike dhe shpejtësinë e jashtëzakonshme.
Reprezentuesi kanadez nuk shënoi gol në duelin çerekfinale ndaj Barcelonës, por ai për një moment turpëroi tre futbollistë të katalunasve.
The sky is the limit. 💫
🇨🇦 @AlphonsoDavies 🇨🇦 pic.twitter.com/V0jcmnIWJk
— 🇺🇸 FC Bayern US 🇨🇦 (@FCBayernUS) August 15, 2020
E nisi me idhullin e tij Lionel Messi, pastaj te Vidal dhe në fund viktima më e madhe e tij ishte portugezi Nelson Semedo.
Davies turpëroi thuajse të gjithë lojtarët e Barcelonës duke asistuar në fund për Joshua Kimmich që nuk e pati të vështirë të shënonte golin e pestë në mbrëmjen e së premtes për Bayernin.
Depërtimi i tij i jashtëzakonshëm ka bërë bujë në gjithë botën, pasi video nga shkatërrimi që i bëri kundërshtarëve është shpërndarë jashtëzakonisht shumë.
Madje mediumi DAZN në Kanadë ka bërë një postim interesim, duke futur foton e Davies dhe Messit. ‘Lojtari më i mirë në botë… duke u ndihmuar nga Lionel Messi’, ka shkruar DAZN.
The best player in the world … Getting helped up by Lionel Messi 😉 pic.twitter.com/YjoZcJ2ffc
— DAZN Canada (@DAZN_CA) August 14, 2020
Edhe pse ka vetëm 19 vite mbi supet e tij, tani Davies po vlerësohet nga futbolldashësit si mbrojtësi i majtë më i mirë në botë.
Gjithsesi e ardhmja e lojtarit pritet të jetë e ndritur, pasi Bayerni e ka blinduar atë dhe nuk e ka ndërmend ta lëshoj për asnjë çmim. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kpS18ff6QQk