Bayern Munichu e ka nëpërkëmbur Bochumin (7-0) në ndeshjen e javës së tretë në Bundesliga që u zhvillua në Vonovia Ruhrstadion.
Leroy Sane e hapi serinë e golave (4’), ndërsa transferi i sivjetmë, Matthijs de Ligt, e dyfishoi rezultatin (25’).
Për golin e tretë realizoi Kingsley Coman (33’), derisa transferi tjetër, Sadio Mane, e vendosi rezultatin e pjesës së parë (42’), teksa paraprakisht iu anulua një gol për prekje të topit me dorë.
Pas një ore lojë, Mane u regjistrua sërish në listën e golashënuesve, kësaj radhe nga pika e bardhë (60’).
Goli i gjashtë për bavarezët erdhi në minutën e 69-të nga Cristian Gamboa që për fatin e tij të keq ishte në portën e gabuar.
FIVE for us ✋
TWO for Mané 🎯⚽⚪🟡 #BOCFCB 0-5 (60') pic.twitter.com/6Vn9vAavFQ
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) August 21, 2022
Mysafirët nuk u ndalën së shënuar, Serge Gnabry pranoi një top përballë portës dhe ishte i saktë (76’).
Pas tri javëve të parë, Bayern Munichu ka regjistruar tri fitore dhe qëndron lider i Bundesligas me nëntë pikë.
Bochumi është i fundit në renditjen tabelare, pasi në tri javët e parë ka regjistruar tri humbje duke mos arkëtuar asnjë pikë. /Telegrafi/