Site icon Telegrafi

Bayerni nuk i pagoi asgjë Cityt për huazimin e Cancelos

(Foto: Twitter/Bayern Munich)

Është konfirmuar se Bayern Munichu nuk është dashur të paguajë asnjë shumë parash për huazimin e Joao Cancelos deri në fund të sezonit nga Manchester City.

Pas transferimit befasues në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit, janë mësuar detaje të tjera në lidhje me kalimin e portugezit në Bundesliga.

Mbrojtësi i Citizens iu bashkua kampionit gjerman në formë huazimi gjashtëmujor me opsion blerjeje për 70 milionë euro në fund të sezonit.

Drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, ka konfirmuar për gazetarin e Sport Bild, Christian Falk, se nuk janë kërkuar para për huazimin duke treguar arsyen pse ka ndodhur kjo.

(Foto: Twitter/Bayern Munich)

“Fakti që marrëveshja e Cancelos është bërë pa një çmim transferimi, është për shkak të rrjetit”, ka theksuar 46-vjeçari.

Lexo po ashtu ‘Mori vendimin më të mirë për të’ – komenti i Bernardos pas largimit të Cancelos nga City

‘Rrjeti’ i cekur mes dy palëve mund të jetë krijuar gjatë transferimit të anësorit Leroy Sane, i cili në vitin 2020 ndërroi Mançesterin për Munihun.

Largimi i Cancelos nga Etihad Stadium, sipas The Athletic, ka ndodhur për shkak të prishjes së raporteve me trajnerin Pep Guardiola. /Telegrafi/

Exit mobile version