Site icon Telegrafi

Bayerni ndërron objektiv, tani duan Wernerin para Sanes

Timo Werner dhe Leroy Sane

Leroy Sane prej më shumë se një viti po kërkohet nga gjiganti gjerman Bayern Munich.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ishte shumë pranë transferimit të anësorët, por një lëndim i tij në verë bëri që negociatat të bllokohen.

Bayern ishte gati të paguante 100 milionë euro te Manchester City te Sane, por këtë shumë City po kërkon edhe tani për yllin e tyre.

Kjo ka bërë që Bayerni të tërhiqet tani, pasi dyshojnë se Sane pas atij lëndimi të rëndë që e ka lënë jashtë fushave për tetë muaj do të rikthehej në formën e dikurshme.

E përditshmja gjermane Kicker ka raportuar se bavarezët tani duan yllin tjetër gjerman Timo Werner.

24-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme ku në 36 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 27 gola dhe ka bërë 12 asistime.

Werner kushton 80 milionë euro dhe kjo shumë për bavarezët nuk është problem, pasi gjermani luan edhe në pozitën e anësorit, por edhe në atë të sulmuesit qendror.

Ylli i RB Leipzig kërkohet edhe nga skuadra tjera të mëdha si Liverpool, Inter e Real Madrid, por ai do të preferonte një kalim te Bayerni para të gjithave. /Telegrafi/

Exit mobile version