Lothar Matthaus ka thënë se Bayern Munich mund të përballojë transferimin e Leroy Sanes dhe Kai Havertzit në këtë verë.
Gjiganti i Bundesliga e ka në listë anëtarin e Manchester Cityt dhe atë të Bayer Leverkusenit, derisa po përgatitet të bëjë ofertë.
Bavarezët ka kohë që janë vënë pas Sanes, ndërsa Havertz me lojën e tij fantastike ka marrë vëmendjen e tyre që nga edicioni i kaluar.
Matthaus ka thënë se kampioni i ligës gjermane mund të përballojë transferimin e dy lojtarëve.
“Leroy Sane dhe Kai Havertz mund të bëjnë këtë skuadër më të mirë. Por, ju mund të dini një gjë të tillë vetëm nëse ata janë aty”, ka thënë ai.
“Padyshim se ata dy janë lojtarë të mrekullueshëm dhe natyrisht se Bayerni nuk do të dobësohej, por e kundërta”.
“Bayerni mund të përballojë ekonomikisht transferimin e Sanes dhe Havertzit, andaj dy transferime të tilla mund të ndodhin”.
Skuadra gjermane me shumë gjasë do të transferojë anësorin nga City dhe anëtarin e rivalit nga Bundesliga. /Telegrafi/