Bayern Munich arriti të dielën e javës që shkoi që të fitonte trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve në historinë e tyre.
Bavarezët mposhtën në finale Paris Saint-Germainin me golin e vetëm të shënuar nga Kingsley Coman në minutën e 59-të.
Lojtarët e skuadrës gjermane festuan triumfin deri në orët e vona, ndërsa kishte momente nga më të ndryshmet.
Një veprim i çuditshëm është parë nga anëtari i Real Madridit në huazim te Bayern Munich, Alvaro Odriozola, raporton MARCA.
Spanjolli kishte marr në duar një peshqir dhe po pastronte trofeun e Ligës së Kampionëve, derisa bashkëlojtarët e tij kërcenin e këndonin. /Telegrafi/