Site icon Telegrafi

Bayerni e bën prioritet transferimin e Adrien Rabiot me kosto zero

Adrien Rabiot do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit pas pesë viteve qëndrim në Allianz Stadium.

Mesfushori francez mbetet pa kontratë dhe nuk e ka ndërmend të vazhdoj bashkëpunimin me Zonjën e Vjetër përkundër insistimit nga drejtuesit e klubit.

Gara për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit francez është e madhe pasi klubet më të mëdha evropiane duan shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Mbetet pa kontratë në verë, pesë top klube po tentojnë transferimin e Adrien Rabiot

Megjithatë Bayerni po duket si favoriti kryesor për transferimin e francezit pasi janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë më të madhe se shtatë milionë që fiton ai aktualisht te Juventusi.

Në garë për t’i siguruar shërbimet e francezit janë edhe Inter, Barcelona, Arsenal dhe Manchester United.

Lexo po ashtu Rabiot ‘dorëzohet’ nga gara për titull: Juventusi duhet të luftojë për vendin e dytë

28-vjeçari është lojtari kryesor i Juventusit këtë edicion, ku në 22 ndeshje ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

E ardhmja e Rabiot është larg Zonjës së Vjetër, por mbetet të shihet se cila skuadër do t’i sigurojë shërbimet e francezit. /Telegrafi/

Exit mobile version