Roma mund të mbes pa njërin nga lojtarët më të mirë të repartin defensivë, Gianluca Mancini.
Mbrojtësi i talentuar italian ka vetëm një vit që është bashkuar me Romën dhe ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira.
Mancini përpos që luan në rolin e qendërmbrojtësit, ai është angazhuar edhe si mesfushor defensivë në disa ndeshje ku ka luajtur me plot sukses.
Falë formës së mirë të treguar, Mancini ka zgjuar interesimin e gjigantit gjerman Bayern Munich.
Trajneri i Bayernit, Hansi Flick e pëlqen lojtarin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të tentojnë transferimin e tij në verë.
Javi Martinez dhe Jerome Boateng pritet të largohen nga Bayerni, ndërsa Mancini shihet si lojtari ideal për të zëvendësuar njërin nga të larguarit.
24-vjeçari ka luajtur 31 ndeshje këtë edicion me fanellën e Romës, ku ka shënuar edhe një gol.
Edhe pse Bayerni po insiston për transferimin e tij, vështirë se Roma do të lejoj largimin e Mancinit i cili shihet si mbrojtësi i së ardhmes në Itali.
Roma e ka transferuar reprezentuesin italian për 15 milionë euro, por vlera e tij tani është rritur dhe ai vlerësohet rreth 30 milionë. /Telegrafi/