Jonathan David vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit francez Ligue 1 me fanellën e Lille.
Sulmuesi kanadez po kalon vitin e tij të tretë te skuadra franceze ku është duke shfaqur formë jashtëzakonisht të lartë.
22-vjeçari në 11 ndeshjet e para ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë, derisa Bayern Munich vazhdon ta ruaj interesimin për të.
Bavarezët prej kohësh janë duke e përcjellë kanadezin, derisa Bild ka raportuar se në janar kampionët e Gjermanisë pritet të dalin me ofertë zyrtare.
David është i gatshëm të bëj një hap para në karrierë, derisa në Munich do të ishte zëvendësuesi i Robert Lewandowskit pasi Bayerni nuk ka transferuar asnjë futbollist për ta mbuluar boshllëkun e lënë nga polaku.
Lille e vlerëson yllin e saj shumë dhe për ta lënë të lirë po kërkon mbi 60 milionë euro.
Gjithsesi interesim për ish-anëtarin e skuadrës belge Genk kanë shfaqur edhe Chelsea, Real Madrid dhe Paris Saint Germain. /Telegrafi/