Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Koln me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 29-të të Bundesligës gjermane.
Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët, por portierët ishin në vend.
Bavarezët rrezikuan pas minutës së 30-të me Raphael Guerreiron dhe Harry Kanen, por që të dy nuk arritën të shënonin.
Edhe në fund të pjesës së parë Kane dhe Tel ishin afër golit, por nuk ia dolën.
⏸️ Torlos in die Halbzeit! ⚖️
♦️ #FCBKOE | 0-0 | 45’ ♦️ pic.twitter.com/ubNK9Pb65T
— FC Bayern München (@FCBayern) April 13, 2024
Tek në mesin e pjesës së dytë, Bayern Munich gjeti epërsinë me golin e shënuar nga Guerreiro për 1-0 në minutën e 65.
Krejt në kohën shtesë, bavarezët shënuan edhe njëëherë herë, kësaj radhe ishte Thomas Muller që dërgoi rezultatin në 2-0.
Und Schluss! ➕3️⃣
Wir gewinnen 2-0 gegen Köln. 🤛♦️ #FCBKOE | 2-0 | 90+5’ ♦️ pic.twitter.com/LDOIH8PTDX
— FC Bayern München (@FCBayern) April 13, 2024
Deri në fund nuk kishe më gola të tjerë dhe Bayern Munich mori një fitore që i mban në pozitën e dytë me 63 pikë./Telegrafi/