Bayern Munich ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Tom Bischof i cili ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029.
Reprezentuesi gjerman do t’i bashkohet ekipit të Vincent Kompany në verë kur kontrata e tij të skadojë.
Një produkt i akademisë së Hoffenheimit, Bischof ka luajtur 53 ndeshje në të gjitha garat prej se bëri debutimin e tij si 16-vjeçar në mars të 2022.
Ai ka qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar në Bundesliga këtë sezon. Ani pse në rolin e krijuesit, Bischof ka fituar 36 ndërhyrje këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër në kampionat.
New arrival for 2025/26 season: #FCBayern sign Tom Bischof. 🔴⚪
All information: https://t.co/vMfnYLP5Us pic.twitter.com/X6kRH29EOe
— FC Bayern (@FCBayernEN) January 21, 2025
Për të siguruar shërbimet e tij, Bayerni u desh të mposht konkurrencën e Eintracht Frankfurt.
Përkundër faktit se bavarezët tashmë kanë në radhët e tyre Leon Goretzka, Aleksandar Pavlovic dhe Paul Wanner që do rikthehet në verë, ata nuk kanë synim që të huazojnë atë.
Këtë sezon ai ka zhvilluar 18 ndeshje me Hoffenheimin ku në 15 prej tyre e ka nisur si titullar, duke shënuar dy gola dhe duke bërë dy asistime./Telegrafi/