Site icon Telegrafi

Bayern Munich ia hap derën për largim Boatengut

Jerome Boateng

Bayern Munich është i gatshëm që të shesë Jerome Boatengun në fund të këtij edicioni.

Bavarezët nuk mbështeten më te mbrojtësit gjerman, pasi tashmë kanë siguruar shërbimet e Dayot Upamecanos nga Rasenball Sport Leipzig.

Kështu, Bayerni nuk arriti që të eshë lojtarin në janar, andaj ai do të largohet në këtë verë si lojtar i lirë.

Ka klube të interesuara nga Liga Premier dhe Serie A për shërbimet e tij, derisa destinacioni i tij mund të jetë në Angli.

Chelsea dhe Arsenali janë në mesin e skuadrave që i duan shërbimet e Boatengun dhe sipas asaj që raporton SportBild marrëveshja me nga njërën prej skuadrave mund të arrihet pa përfunduar ky edicion.

Nga Bayerni tashmë largimin e ka konfirmuar edhe David Alaba, i cili mund të kalojë në radhët e Real Madridit, po ashtu si lojtar i lirë. /Telegrafi/

Exit mobile version