Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Schalkes me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 15-të të Bundesligës.
Fillimi i ndeshjes nuk solli raste të mira, ndërsa për herë të parë u rrezikua porta në minutën e 33-të, kur Eric Maxim Choupo-Moring gjuajti, por pa sukses.
Në minutën e 38-të u zhbllokua ndeshja, me Serge Gnabryn që mposhti portierin vendas për 1-0.
https://twitter.com/Gol12Futbol/status/1591501130613555200
Me të filluar pjesa e dytë, bavarezët shënuan edhe njëherë me Choupo-Moting për 2-0, i cili përfitoi nga asistimi i Jamal Musiala.
https://twitter.com/Gol12Futbol/status/1591502369833242624
Schalke rastin e parë të mirë e kishte në minutën e 55-të, me Simon Terodde por gjuajtja e tij u prit nga Manuel Neuer.
Gnabry dhe Musiala në vazhdim kishin raste të mira, por që nuk shënuan.
Signing off in style 🎊
🔴⚪ #S04FCB 0-2 pic.twitter.com/GIbcHj5cFw
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) November 12, 2022
Pas kësaj fitoreje Bayern Munich ka 34 pikë dhe është lider, ndërsa Schalke mbetet e fundit me 8 pikë. /Telegrafi/