Llapi ka fituar 3-1 ndaj Gjilanit në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës.
Llapjanët morën fitore mjaftë komode, derisa trajneri Tahir Batatina ka thënë se ata kanë mposhtur një skuadër që ka shpenzuar shuma të mëdha.
“Nga ndeshja e parë në kupë kemi treguar që jemi më ndryshe në pranverë. Na është dashur kohë të komponohemi dhe tashmë jemi në formën optimale”, ka thënë strategu i Llapit për Art Sport.
“E kemi mposhtur Gjilanin me shumë lehtësi edhe pse është njëra nga skuadrat më të shtrenjta në Kosovë”.
“Megjithatë, ne morëm shumë seriozisht ndeshjen dhe krijuam shumë raste, me ç’rast e dominuam kundërshtarin dhe me plot meritë e fituam ndeshjen”.
“Tetë vite kam që e mposhti rregullisht Bylbyl Sokolin dhe besoj që do ta vazhdojë këtë ecuri edhe në vazhdim”, përfundoi Batatina.
Gjilani aktualisht është në vendin e katërt me 30 pikë, derisa Llapi gjendet në të shtatin me 23 sosh. /Telegrafi/