Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se Gjilani jo vetëm që nuk e ka merituar fitoren, por as kalimin në finalen e Kupës së Kosovës, pasi nuk ka ekip. Ai po ashtu kishte ankesa edhe për gjykimin e ndeshjes.
Llapi që kishte fituar Kupën e Kosovës në dy vitet e fundit, tani duhet të fokusohet për ta siguruar vendin e tretë në kampionat për të dalë në Evropë.
“Mendoj se vetëm lojë nuk ka pasur, nuk ka pasur futboll. Gjyqtari Gramosi nuk la të luhet futboll. Në pjesën e parë u luajtën 15-të minuta ndërsa në pjesën e dytë 20 minuta. Ka pasur vonesa dhe gjyqtari nuk dha as kartonë për vonesa”.
“Mevlan Zekës nuk ia dha kartonin e dytë të verdhë. Është jo normale kjo që ndodhi. Ne bëmë maksimumin, pranuam gol të panevojshëm. Gjilani nuk e meritoi fitoren, nuk e meritoi finalen. Mendoj se gjykimi ka qenë katastrofal”.
“Goli ishte prekje me dorë klasike. Mendojmë për kampionat, të dalim në pozitën e tretë, të arrijmë objektivin, daljen në Evropë”, ka thënë Batatina.
Në fund ai shtoi se beson që Llapi do ta marr pozitën e tretë, pasi luan direkt me ekipet që luftojnë për këtë pozitë. /Telegrafi/