Site icon Telegrafi

Batatina akuzon gjyqtarët e ndeshjes: Nuk na mposhti Gjilani, por gjyqtari Ajeti

Gjilani dhe Llapi kanë luajtur mes vete në kuadër të javës së 7-të në Superligën e Kosovës, ku gjilanasit fituan me rezultat 2-1.

Pas takimit, trajneri Tahir Batatina, komentoi takimin duke thënë se Llapi e mposhti Gjilanin në fushë, por jo edhe gjyqtarin.

“Mendoj që Gjilani se fitoi lojën, por Mentor Ajeti me ekipin e vet. E pamë nga fillimi që është kundër Llapi dhe dëshiron me çdo kusht ta mposht Llapin. Bëri çdo gjë për të ardhur te zona dhe ta akordojë penallti”.

“E pamë se cila ekip dominoi në fushë, por ne nuk mundemi të luftojmë ndaj gjashtë gjyqtarëve. Mentori nuk duhet më të gjykojë ndonjë tjetër takim të Llapit, ose përndryshe do të marrim ndonjë tjetër masë”.

“Janë bërë shumë ndeshje dhe VAR-i siç duket dëshiron ta bën Gjilanin kampion. Kush e ka pa sot futbollin, e ka vërejtur që çdo vendim ka qenë kundër Llapit”.

“Nuk është me rëndësi a fiton Gjilani a Llapi, por niveli i Kosovës që i qesin fëmijët që nuk i kanë as dy lojë në Superligë dalin të referojnë një derbi sikurse ky. Ekspertët gjyqtarë po vendosën në VAR-i dhe ky në fushë, nuk pranohet”.

“Nuk është e mirë na dëmtojnë në këtë formë. Dëshirojmë që të na gjykojnë ndeshjen gjyqtarë me stema të UEFA-s, që edhe nëse gabojnë e dimë që nuk ishte me qëllim”, ka thënë Batatina.

Llapi mbetet në fundin e renditjes me tri pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version