Gjërat në NBA kanë filluar të dalin nga kontrolli ditëve të fundit.
Vetëm një ditë pasi një përleshje në parket u tentua të bartej në zhveshtore nga lojtarët e Houston Rockets në ndeshjen e tyer ndaj LA Clippers, një incident mjaft i rëndë ndodhi një ditë më vonë.
Në përpjekje për të marrë pozicion për të kapur topin Nemanja Bjelica i Minnesota Timberëolves ishte Arron Afflalo ai që nuk mundi ta duronte këtë gjë dhe kontaktin nga serbi.
Në përplasje e sipër Aflalo e shtyu basketbollistin nga Beogradi dhe e shtyu atë e madje edhe e grushtoi.
Menjëherë ndërhynë bashklojtarët dhe gjyqtarët, e këta të fundti i përjashtuan të dy lojtarët e përfshirë në këtë incident.
Takimin e fitoi Orlando Magic, pasi Aflalo e fitoi duelin fizik ndaj serbit në parket.
Në NBA përplasjet e tilla ditëve të fundit kanë tejkaluar normalitetin. /Telegrafi/