Bashkëshorti i Shkurte Fejzës, Hajrush Behluli i cili u aksidentua sot nga një veturë në Prizren është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur mjeku i emergjencës Afrim Jahaj, i cili po ashtu se gjendja shëndetësore e tij është stabile.
Jahaj po ashtu theksoi se në spital Behluli do të qëndrojë 24 orë dhe të shtunën do të lirohet.
“Gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe do të qëndrojë 24 orë. Nesër do të lirohet”, ka thënë Jahaj.
Ndërkaq, në një prononcim për Telegrafin vajza e Shkurte Fejzës, Gresa ka thënë se babai i saj është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkaq, Telegrafi do të ju mbajë të informuar rreth këtij aksidenti. /Telegrafi/