Regjisori i njohur hollivduian, Taika Waititi, ka pozuar së fundmi për revistën e famshme ndërkombëtare, ‘The Hollywood Reporter’.
Ai ka dhënë një intervistë ku ka folur gjerë e gjatë mbi jetën dhe karrierën e tij dhe sigurisht martesën me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
47-vjeçari i cili është regjisor i filmit “Thor: Love and Thounder”, ndau me ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi të fotosesionit të realizuar për THR.
Në fotografitë në fjalë ai shfaqet i veshur me shumë stil në disa prapavijë të ndryshme, ku kryesisht dominojnë ngjyra rozë, e verdhë dhe e zezë.
“Vajzë e kopertinës. Faleminderit ‘The Hollywood Reporter’ që më patët mua në revistë dhe faleminderit Rebecca Keegan për bisedën e mrekullueshme”, shkroi ai ndër të tjerash në mbishkrimin e fotografive.
“Ndjehem sikur jam bërë më i sinqertë në dy vitet e fundit. Nëse dikush thotë një fjalë të madhe që unë kam pretenduar ta kuptoj gjatë gjithë jetës sime, do të them: ‘E kam dëgjuar atë fjalë gjatë gjithë jetës sime. Çfarë do të thotë?’ Më ka lodhur duke u shtirur”, ka thënë Taika në këtë intervistë.
“Ajo e la shkollën herët për t’u bërë një yll i madh i popit”, thotë ai kur pyetet për bashkëshorten e tij, Rita Ora. /Telegrafi/