Barcelona ka vendosur për tre lojtarët e parë që do t’i shes në afatin kalimtar veror.
Fichajes raporton se FC Barcelona po planifikon të largojë disa lojtarë verën e ardhshme për të mbledhur fonde dhe për të zvogëluar numrin e skuadrës së tyre.
Drejtori sportiv i klubit, Deco, ka identifikuar tre lojtarë që me gjasë do të largohen të parët gjatë afatit kalimtar veror.
Andreas Christensen është i pari në listë. Lëndimet e shpeshta të mbrojtësit danez i kanë kufizuar paraqitjet e tij dhe me një konkurrencë të fortë në mbrojtje, Barcelona është e hapur për ta shitur atë për një tarifë të konsiderueshme rreth 30 milionë euro.
Eric Garcia është një tjetër lojtar që mund të largohet. Pasi luftoi për t’u vendosur te Barcelona, ai shkoi në huazim te Girona, ku kishte bërë përshtypje. Girona janë ende të interesuar për një marrëveshje të përhershme, dhe klube të tjera po e monitorojnë gjithashtu.
Pritet që të largohet edhe Ansu Fati . Sulmuesi i ri, dikur një perspektivë e madhe, është rrënuar nga lëndimet. E ardhmja e tij në Barcelonë duket e pasigurt, me lëvizje të mundshme në Turqi ose në një klub tjetër të La Ligës në horizont. /Telegrafi/