Barcelona ka arritur ta përmbyllë me sukses transferimin e sulmuesit brazilian Gustavo Maia.
Talenti brazilian i është bashkuar Barcelonës nga skuadra B e Sao Paulos.
Katalunasit kanë shpenzuar 4,5 milionë euro për transferimin e sulmiesit anësorë.
Megjithatë lojtari nuk do të jetë pjesë e ekipit të parë, pasi fillimisht do të luaj me Barçën B.
19-vjeçari ka shkëlqyer me të rinjtë e Sao Paolos dhe Barcelona prej kohësh ishte duke e ndjekur atë.
Maia ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Barcelonën deri në qershor të vitit 2025.
Ndërkohë klubi katalunas ka bërë me dije se talentit brazlian i kanë vendosur një klauzolë të ‘çmendur’ prej 300 milionë eurove.
Mbetet të shihet se për çfarë lojtari bëhet fjalë, pasi mediat në Spanjë e kanë cilësuar si transferim të çuditshëm të katalunasve. /Telegrafi/