Barcelona kaloi pjesën më të madhe të dekadës së fundit duke u shqetësuar për varësinë e saj nga Lionel Messi, dhe tani duket se një tjetër yll i tyre po arrin aq rëndësi për skuadrën që i lë ata të pambrojtur kur mungon.
Që kur Pedri u dëmtua kundër Manchester United, Blaugranët kanë fituar vetëm një nga katër ndeshjet e tyre që atëherë.
Sipas La Liga TV, përqindja e fitoreve të tyre me reprezentuesin spanjoll është në 90 për qind, por bie në 57 për qind pa të.
With @Pedri in their side, FC Barcelona have a 90% point percentage from their games (84/93)
Without him, they have just 57% (31/54)… ?
This kid’s impact cannot be stated enough!! ?? pic.twitter.com/j3gYUuW3JH
— LaLigaTV (@LaLigaTV) February 28, 2023
Mundo Deportivo shton se Barcelona është e vetëdijshme për këtë varësi dhe do të përpiqet të zbusë ndikimin e mungesës së tij përmes afatit kalimtar të verës.
Blaugranët duan të sjellin një alternativë që mund të mbajë ritmin e lojës dhe barrën krijuese kur Pedri mungon shkaku i ndonjë lëndimi apo kartonëve.
Bernardo Silva i Manchester Cityt është theksuar edhe një herë si opsioni ideal, por nëse financat nuk e lejojnë, një tjetër opsion është shoku i tij i skuadrës Ilkay Gundogan.
Si alternativë e mundshme përmendet edhe veterani i Villarrealit, Dani Parejo. 33-vjeçari ka qenë i lidhur me Blaugranët për disa vite me radhë. /Telegrafi/