Klubi katalunas, Barcelona nuk ka hequr dorë nga interesimi për mesfushorin e Manchester Cityt, Bernardo Silva.
Pavarësisht paralajmërimeve nga presidenti i La Liga, Javier Tebas për çdo shpenzim të planifikuar të verës, Barça mbetet e interesuar për Bernardon.
Sipas gazetës Sport, Barcelona do të bëjë një lëvizje për portugezin në fund të sezonit, duke e ditur që City është i gatshëm ta shesë.
Megjithatë, vlerësimi prej 65 milionë eurosh i Cityt konsiderohet si shumë lartë nga klubi nga Camp Nou.
Marrëveshja e Bernardos me klubin nga Etihad zgjat deri në vitin 2025. /Telegrafi/