Gonçalo Guedes është bashkuar verën e vitit 2022 me Wolverhampton Wanderers në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Por aventura në Ishull nuk ka shkuar siç është më së miri për portugezin, i cili nuk ka arritur të adaptohet mirë te Wolves.
26-vjeçari pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga Wolves dhe e ardhmja e tij pritet të jetë sërish në Spanjë, kësaj radhe te Barcelona.
Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona ka shprehur interesim për anësorin portugez dhe Xavi Hernandez e pëlqen shumë lojtarin.
Agjenti i Guedes, Jorge Mendes ka raporte të shkëlqyera me Joan Laportan dhe kjo e bën më të lehtë huazimin e lojtarit në Camp Nou.
Barcelona pritet ta marrë si huazim anësorin portugez me opsionin e blerjes në fund të sezonit, por që nuk do të jetë opsion i detyrueshëm i blerjes.
Guedes ka zhvilluar 18 ndeshje këtë edicion për Wolves në të gjitha garat, ku ka shënuar vetëm dy gola e ka asistuar në një tjetër.
Opsion tjetër për tu huazuar Guedes është edhe Roma, me Jose Mourinhon që do ta donte bashkëkombësin e tij nëse shitet Nicola Zaniolo. /Telegrafi/