Barcelona thuhet se ka bërë një veprim serioz për mesfushorin e Arsenalit, Matteo Guendouzi, i cili pritet të largohet në verë.
Guendouzi u përfshi në një përleshje me Neal Maupay pas humbjes 2-1 të Topçinjve ndaj Brighton më 20 qershor.
Ai që atëherë ka dështuar të bëjë një ndeshje me skuadrën, duke mos qenë pjesë e formës së Arsenalit me pesë ndeshje pa humbje.
Sipas mediumit francez L’Equipe, ekipet e mëdha si Interi dhe Atletico Madridi kanë pyetur për të gjatë javëve të fundit.
Megjithatë, ky medium thekson se është një klub tjetër që ka zhvilluar bisedime konkrete.
Bisedimet më konkrete thuhet se janë zhvilluar midis rrethit të lojtarit dhe Barcelonës, por besohet se ato po përparojnë ngadalë. /Telegrafi/