Karim Adeyemi është duke shkëlqyer këtë edicion te Salzburgu duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Sipas mediave spanjolle, së fundmi është Barcelona që i është bashkuar garës për transferimin e futbollistit gjerman.
‘Blaugranët’ kanë një projekt që fokusohet kryesisht në futbollistë të rinj, dhe besojnë se Adeyemi është futbollistë ideal për formacionin e tyre.
Megjithatë, Barça nuk do ta ketë aspak të lehtë transferimin e tij, pasi në garë për të janë edhe klubi se Chelsea, Liverpool, Real Madrid e Bayern Munich.
Në verën e ardhshme pritet një garë e fortë mes këtyre skuadrave për 19-vjeçarin që po shkëlqen këtë sezon me 15 gola e dy asistime në 22 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Telegrafi/