Site icon Telegrafi

Barcelona fillon procedurat për rikthimin e Aubameyangut

Barcelona është e hapur për të rikthyer në mënyrë sensacionale Pierre-Emerick Aubameyang në klub këtë muaj.

Reprezentuesi gabonez e gjen veten si tepricë ndaj kërkesave te Chelseat në gjysmën e dytë të sezonit pas ardhjes së yllit ukrainas Mykhailo Mudryk dhe të huazuarit të Atletico Madridit, Joao Felix.

Aubameyang ka shënuar vetëm një gol në Ligën Premier këtë sezon, pasi iu bashkua Bluve në fillim të 2022/23, dhe klubi është i hapur për ta lënë të largohet.

Sipas raportimeve nga Daily Telegraph, Barcelona mund të shikojë perspektivën e një rikthimi shokues në Kataluni, pavarësisht mungesës së sigurisë së Xavit për sulmuesin veteran.

Megjithatë, një marrëveshje e mundshme mund të bëhet e pamundur për shkak të kufizimeve ligjore që lidhen me paraqitjet e shumta për klube të ndryshme në një periudhë të caktuar kohore.

Rregullat aktuale të FIFA-s tregojnë se Aubameyang që tashmë luan për Barcelonën këtë sezon mund të prishë një marrëveshje për shkak të rregullave për riregjistrimin për një klub brenda të njëjtës sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version