Telegrafi

Barcelona e Koemanit po merr formë, ky është formacioni i mundshëm me disa ndryshime në rreshtim dhe pozita

Holandezi Ronald Koeman do të kërkojë të lërë gjurmët e tij në ekipin e Barcelonës pas emërimit të tij si trajner i parë i klubit nga Camp Nou.

Në parim, stili i lojës së Blaugranave, bazuar në zotërimin, do të mbetet i njëjtë, por Koeman do të sjellë një version më të drejtpërdrejtë dhe më energjik që as Ernesto Valverde dhe as Quique Setien nuk ishin në gjendje të prodhonin.

Ajo që së pari duhet të kuptojmë është se trajneri holandez nuk është ai që duhet t’i përmbahet vetëm një sistemi.

Gjatë periudhës së tij të shkurtër si trajner i Holandës, Koeman preferoi një formacion 4-3-3, me dy lojtarë qendror dhe një mesfushor më të avancuar.

Megjithatë, sipas gazetës Marca, Koeman te Barcelona pritet të luajë me rreshtimin 4-2-3-1, ku pritet të bëhen disa ndryshime.

Formacioni i mundshëm i Koemanit

Ishte në një nga këto role qendrore që Frenkie de Jong shkëlqeu për Ajaxin dhe në të cilin ai vazhdoi të bënte përshtypje për Holandën nën Koeman.

Nëse, luan siç pritet me De Jong në pozicionin e tij të preferuar në Camp Nou, Sergio Busquets do të jetë ai që sakrifikohet.

Koeman pëlqen të ketë lëvizje dhe dinamizëm në mesfushën e tij, edhe pse ai shpesh luan gjithashtu një mesfushor pozicionues. Kjo është ajo ku nënshkrimi i ri Miralem Pjanic mund të jetë veçanërisht i dobishëm për pasardhësin e Setien.

Për sa i përket mesfushorit më të avancuar, Georginio Wijnaldum ishte një element kryesor në atë pozitë në Holandën e Koeman. Prandaj, nuk është për t’u habitur që trajneri është i interesuar të nënshkruajë atë nga Liverpool këtë verë.

Koeman pëlqen që anësorët e tij të jenë të drejtpërdrejtë dhe të rrezikojnë nga goli. Ansu Fati i përshtatet këtij profili mbase më mirë se kushdo tjetër në Camp Nou, ndërsa Ousmane Dembele mund të përfitojë gjithashtu me sistemin e ri.

Në sulm, nëse Lautaro Martinez nuk arrin, Antoine Griezmann mund të jetë njeriu që drejton vijën e sulmit, ndërsa pas tij do të luajë Lionel Messi.

Mbrojtja pritet të jetë e paprekur me Nelson Semedo në të djathtë, Gerard Pique e Clement Lenglet në qendër dhe Jordi Alban në të majtë, ndërsa Marc-Andre Ter Stegen në portë. /Telegrafi/