Barcelona është vënë në aksion për të transferuar zëvendësuesin e Luis Saurezit.
Sulmuesi uruguaian u larguar nga skuadra katalunase në këtë verë, për t’iu bashkuar më pas Atletico Madridit.
Suarez ishte detyruar të largohej nga Blaugranasit nga Ronald Koeman që i tha se nuk ishte pjesë e planeve të tij.
Kështu, lojtari kaloi te rivali i La Ligës, e që kjo gjë ka lënë pasoja në sulmin e Barcelonës që po merr rezultate aspak të mira në këtë fillim sezon.
Por, Koeman është aktivizuar menjëherë që të gjejë zëvendësuesin e Suarezit dhe po tenton të transferojë anëtarin e Benfikës, Darwin Nunez.
Sipas asaj që raporton ESPN, 21-vjeçari është në bisedime me skuadrës katalunase dhe kalimi i tij në Camp Nou mund të ndodhë në janar.
Uruguaiani kaloi në verën që shkoi te skuadra portugeze nga Alemria, derisa shënoi het-trikun e tij të parë në Ligën e Evropës përballë Lech Poznan.
Benfika ka bërë të ditur se lojtari mund të largohet nga skuadra vetëm nëse ndokush dëshiron të paguajë 126 milionë euro, aq sa është klauzola e tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5lDMfCdvR6Y&ab_channel=ProgramasEspa%C3%B1ol2%21