Marco Verratti me gjasë nuk do të largohet nga Paris Saint-Germain, pasi klubi francez nuk dëshiron të heq dorë nga njëri prej lojtarëve më të mirë që i ka në skuadër.
Tashmë blaugranat kanë filluar të mendojnë për lojtarët që mund të jenë alternativa.
Listës i prinë talenti Dani Ceballos i Real Betis, i cili vjen nga një edicion i jashtëzakonshëm ku shkëlqeu edhe në Kampionatin Evropian U-21.
Në listët mbetet edhe ‘Plan B’ që është Paulinho, për të cilin oferta e parë është refuzuar nga Guangzhou Evergrande.
Për të Barcelona ka ofertuar 20 milionë euro dhe klubi kineze e ka refuzuar zyrtarisht.
Braziliani mbetet një transferim i vështirë dhe për këtë është filluar të ndjekjet pista e Ander Herreras, që fitoi Ligën e Evropës me Manchester Unitedin.
Ernesto Valverde ka punuar më parë më lojtarin dhe e di vlerën e tij, kur ishin te Bilabo.
Sipas Marcas, Jose Mourinho nuk dëshiron të mbetet pa lojtarin dhe do ta bllokojë çdo transferim.
Të fundit në listë janë mesfushori i Nices, Jean Michael Seri, i cili është në balotazh me mesfushorin e Southamptonit, Oriol Romeu.
Çmimi i të dyve është 25 milionë euro.
Barcelona ka nevojë të bëjë ndryshime në skuadër dhe këtë është duke e kërkuar në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/