Benjamin Pavard dhe Yanick Carrasco janë dy objektivat e Barcelonës për afatin kalimtar të verës.
Gjiganti katalunas tentoi edhe në janar afrimin e dy futbollistëve, por në fund negociatat nuk ishin të suksesshme.
Agjenti i famshëm Pini Zahavi është parë të premtën në Barcelonë dhe gazeta katalunase Sport ka raportuar se ai ka qenë në takim me drejtuesit e Barcelonës.
Zahavi po shihet si çelësi që lideri aktual i La Ligas të arrijë te dy futbollistët.
Për ta lënë të lirë francezin Pavard, Bayern Munich po kërkon mbi 30 milionë euro.
Ndërkohë Barcelona dhe Atletico Madrid kanë një marrëveshje pas transferimit të Depayt në Wanda Metropoltano që Carrasco t’i bashkohet katalunasve nëse është oferta e duhur.
Gjithsesi agjenti Zahavi është duke punuar me dy futbollistët që t’i transferoj në Camp Nou në afatin kalimtar të verës.
Kujtojmë që Zahavi luajti rol kyç edhe në transferimin e Robert Lewandowskit te katalunasit në verën e vitit 2022. /Telegrafi/