Barcelona planifikon të bëjë dy transferime porsa të hapet afati kalimtar dimëror – bën të ditur Sport.es.
Blaugranët tashmë i kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit brazilian, Dani Alves dhe planifikojnë të angazhojnë emra të tjerë.
Lojtari ofensiv i Manchester Cityt, Ferran Torres, është në planet e katalunasve, të cilët janë të gatshëm të përfshijnë lojtarë në shkëmbim.
Kandidatë të tjerë që mund të kalojnë në Camp Nou janë edhe Dani Olmo (RB Leipzig), Karim Adeyemi (RB Salzburg) dhe Timo Werner (Chelsea).
Megjtihatë, vetëm dy nga emrat e përmendur mund t’i bashkohen Barcës gjatë dimrit dhe pritet të shihet se cilët mund të jenë ata. /Telegrafi/