Site icon Telegrafi

Banorët nisën ditën me këngën e Ilir Shaqirit “Pavarësia” – uruan Kosovën për 17 vjetorin

Ditën e sotme (e hënë) shënohet 17 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Banorët e Big Brother VIP Albania 4 kanë nisur ditën me energji, me këngën “Pavarësia” të Ilir Shaqirit.

Ata u zgjuan direkt nga gjumi me t’u lëshuar kënga, ku Gjesti filloi të këndonte e të duartrokiste.

Foto: Screenshot/Instagram

Atij iu bashkuan edhe të tjerët, derisa Valbona Mhilli hipi mbi shtrat duke kërcyer.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gjesti

“Urime Pavarësia Kosovë”, thanë secili nga konkurrentët e atij reality shou.

Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtit u panë të lumtur e më së shumti Gjesti, i cili ka origjina nga Kosova, gjegjësisht Peja.

Në Kosovë ndërkohë janë shënuar aktivitete të shumta me rastin e kësaj dite të veçantë për popullin. /Telegrafi/

Exit mobile version