Site icon Telegrafi

Banega te Sevilla, punë e kryer

Raportimet e fundit që vijnë nga Spanja dhe Italia bëjnë me dije se Ever Banega do të kthehet te Sevilla.

Mesfushori që u bashkua me Interi sezonin shkuar si transferim i lirë edhe pse sa herë iu dha rasti luajti mirë duke shënuar edhe gjashtë gola e dukë dhënë po aq asistime, nuk bën pjesën në planet e klubit.

Agjenti i lojtarit javën e shkuar tha për mediume se lojtari i tij dëshiron të kthehet në “shtëpi” te Sevilla, tashmë sipas Marcas dhe SportMediasetit, marrëveshja është mbyllur.

Andaluzianët kaun bërë ofertë prej 9 milionë eurove që është pranuar nga anteri dhe në ditët në vijim ky transferim do të bëhet zyrtar.

Sipas Marca marrëveshja tjetër mes Interit dhe Sevillas për Stevan Jovetic ka dështuar. /Telegrafi/

Exit mobile version