Site icon Telegrafi

Bananja e modikuar gjenetikisht miratohet nga rregullatorët për t’u kultivuar në ferma

Një banane e modifikuar gjenetikisht është miratuar për t’u kultivuar në ferma për herë të parë.

Rregullatorët në Australi dhe Zelandën e Re i kanë dhënë dritën jeshile një lloji të bananes Cavendish të ndryshuar për të qenë rezistente ndaj një sëmundjeje shkatërruese mykotike që është përhapur në shumë vende të botës, transmeton Telegrafi.

Zyra e Rregullatorit të Teknologjisë Gjenetike në Australi lëshoi një licencë që lejon rritjen komerciale të bananes së modifikuar më 12 shkurt.

Më 16 shkurt, agjencia ushqimore Food Standards (Australi dhe Zelandë të Re) e miratuan atë si ushqim, duke arritur në përfundimin se është po aq i sigurt dhe ushqyes sa bananet konvencionale.

Tani autoritetet përkatëse mund të kërkojnë rishikimin e vendimit në 60 ditët e ardhshme. Nëse nuk e bëjnë, miratimi do të jetë përfundimtar. /Telegrafi/

Exit mobile version