Site icon Telegrafi

Balogun fytyra tragjike e Monacos – portieri i Nice ia pret dy penallti dhe humbin vendin e parë në Ligue 1

Monaco kishte iniciativën, kishte dy penallti, iu anulua një gol dhe në fund pikët shkuan te Nice që fituan 1-0.

Klubi nga principata kishte penallti që në minutën e 11-të, ku përsipër e mori të gjuajë Folarin Balogun, por gjuajtja e tij u prit nga polaku Marcin Bulka.

Edhe në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 55-të u akordua sërish penallti për Monacon dhe sërish gjuajti Balogun, por sërish priti Bulka.

Sulmuesi që u ble për 30 milionë euro nga Arsenali këtë verë u kthye në fytyrën tragjike te Monaco dhe u zëvendësua.

Zëvendësuesi i tij Wissam Ben Yeder, arriti të shënojë, por që goli u anulua për pozicion jashtë loje.

https://twitter.com/ActuFootAfrique/status/1705324375480607054

Kur pritej që ndeshja të mbyllej baras, doli në skenë Jeremy Boga, që shënoi pas një sllallomi për 1-0 për Nice, që tani marrin vendin e parë, duke e lënë Monacon të dytën. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version