Site icon Telegrafi

Balogun e paralajmëron Arsenalin, Interi përgatit ofertën e parë

Sulmuesi i Arsenalit, Folarin Balogun këmbëngul se dëshiron të luajë këtë sezon te ndonjë top skuadër, ndërsa raportimet në Itali thonë se Interi është gati të bëjë një ofertë për Topçinjtë.

Nerazzurrët janë në kërkim të një sulmuesi të ri pas largimit nga Romelu Lukakut. Edhe pse trajneri i Interit, Simone Inzaghi e ka bërë Alvaro Moratan objektivin e tij prioritar për sezonin 2023-2024, drejtorët e klubeve janë më të prirur për të nënshkruar me sulmuesin amerikan.

Corriere dello Sport dhe Tuttosport raportojnë se Interi është gati të bëjë ofertën e tyre hapëse për 22-vjeçarin.

Lexo po ashtu Drejtuesit e Interit dhe Inzaghi kanë pikëpamje të ndryshme për Morata dhe Balogun

Sipas CorSport, propozimi i Marottas do të jetë me vlerë 35 milionë euro, ndërsa Tuttosport bën me dije se Interi do të bëjë një ofertë për të nënshkruar me sulmuesin në formë huazimi për 5 milionë euro me një opsion për të blerë për 35 milionë euro në 2024.

Balogun nuk ishte i përfshirë në miqësoren parasezonale të Arsenalit kundër Manchester United të dielën dhe tha gjatë një interviste pas ndeshjes me AFTV se ai dëshiron të luajë.

Sulmuesi amerikan është rikthyer në Emirates Stadium këtë verë pas një periudhe njëvjeçare në Stade Reims, ku shënoi 22 gola në 39 ndeshje në sezonin 2022-2023. /Telegrafi/

Exit mobile version