Telegrafi

Ballkani pranon trofeun si kampion i Kosovës për sezonin 2023/24

Ballkani sot ka marrë trofeun e Albi Mall Superligës së Kosovës, si kampion, gjë që e kishte siguruar më parë.

Sot pas ndeshjes FC Ballkani – FC Prishtina që u mbyll 2-1 u organizua ceremonia e ndarjes së trofeut të kampionit.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe Albi Humolli nga Albi Mall ndanë trofeun për kapitenin Edvin Kuç.

Për portokallezinjtë ky është titulli i tretë radhazi, teksa sivjet e mbyllin edicionin me kurorën e dyfisht, pasi disa ditë më parë fituan edhe Kupën e Kosovës.

Ballkani ka dominuar në futbollin e Kosovës dhe përveç kësaj ka marr pjesë dy herë edhe në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Ilir Daja fitoi trofeun për herë të tretë, ndërsa klubi vazhdon të drejtohet me shumë sukses nga presidenti Arsim Kabashi. /Telegrafi/