Telegrafi

Ballkani nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Sivasporin

Ballkani

Ballkani ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës, të cilën e zhvillon ndaj Sivassporit në “Fadil Vokrri”.

Do të jetë kjo ndeshja e katërt për kampionët e Kosovës në fazën e grupeve të garës së tretë më të madhe evropiane.

Suharekasit tanimë kanë nxjerr në shitje biletat ku janë nga dy euro më e lira deri në 40 euro më e shtrenjta.

Këto janë çmimet e biletave për këtë ndeshje: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 10 euro dhe VIP 40 euro.

Interesimi pritet të jetë tejet i madh pas fitores spektakolare të suharekasve në Turqi.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten më 13 tetor, me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/