Gareth Bale ka rrezikuar t’i prish marrëdhëniet me Cristiano Ronaldon duke emëruar Lionel Messin si zgjedhjen e tij për lojtarin më të mirë që ka fituar ndonjëherë Ligën e Kampionëve.
Argjentinasi dhe portugezi kanë luftuar prej kohësh për të fituar njohjen si lojtari më i mirë në historinë e futbollit, duke fituar trofe të mëdhenj.
Ylli 38-vjeçar ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, gjatë periudhave me Manchester United dhe Real Madridin.
Rivali i tij ndërkohë, e fitoi katër herë me Barcelonën, megjithëse luajti vetëm në tre finale. Megjithatë, Bale është i bindur se është Messi, dhe jo ish-shoku i tij i skuadrës në Madrid, ai që është më i miri që ka fituar kompeticionin kryesor të Evropës për klube.
Ish-anësori, i cili doli në pension pas Kampionatit Botëror, po merrte pjesë në një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh të shpejta me PlayStation House. Prezantuesja e pyeti legjendën e Uellsit: “Lojtari më i mirë që ka fituar Ligën e Kampionëve?”.
Bale u përgjigj shpejt me: “Messi”, duke zgjedhur sulmuesin argjentinas në vend të ish-bashkëlojtarit Ronaldo. Kishte raportime për një përçarje mes Bale dhe Ronaldos gjatë kohës së tyre në Bernabeu dhe duket kjo deklaratë ka konfirmuar se ka ndodhur diçka mes tyre edhe pse uellsiani i ka mohuar raportimet. /Telegrafi/