Site icon Telegrafi

Bajrami i reagon Mujës: Për 4 vjet keni manipuluar me shifra

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj fjalimit të deputetit të VV-së, Armend Muja, i cili foli për përformancën ekonomike të Qeverisë.

“Nuk e pata plan të flas, por më nxitën shifrat dhe manipulimi me shfira i deputetit Armend Muja. Tri vite gjysmë, gati katër iu kanë shku t’u manipulu me shifra. Qytetarët e vendin nuk e dinë çka ka ndodhë me ekonominë e vendit”, ka thënë deputetja e LDK-së.

Sipas saj, në vitin 2021 inflacioni ka qenë 3.4 për qind.

“230 milionë euro, meqenëse po flasim me terma nominalë z.Muja, kanë ardhë nga rritja e çmimeve. Nëse doni me folë me terma nominal, nëse thoni që rritja ekonomike në 2022 është 1 miliardë e 186 milionë, për shkak se kjo është diferenca mes GDP-së të vitit 2021 dhe 2022, unë tregoj që e ke pasë inflacionin 11.6 për qind, dhe 923 milionë vinë prej inflacionit”, ka thënë ajo.

Sipas deputetes së LDK-së, në vitin 2023, ka pas 430 milionë rritje prej inflacioni.

“Inflacioni gjatë qeverisjes tuaj i ka kushtu ekonomisë së këtij vendi 1.6 miliardë euro, dhe sot, ju thoni që ju i keni sjellë miliarda buxhetit të Kosovës. Po zotëri, po qysh i ke marrë, i ke marrë prej gjepave të qytetarëve, prej gjepave të prindërve që deri sot fëmijëve ua keni dhënë nga 10 euro, tash 20 deri në 30 euro. Por këto nuk e mbulojnë normën e inflacionit që ka ndodhë gjatë këtyre viteve, me premtimin për qumësht, bukë, sheqer, vaj më të lirë, çka ka ndodhë me çmimet e këtyre produkteve, u është dyfishu çmimi, e juve u janë dyfishu tatimet duke e mundësu për me e rritë buxhetin, mos fol për politika fiskale, cilën politikë fiskale, cilën reform fiskale”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version