Site icon Telegrafi

Bajrami: Kemi planin B për Brezovicën

Pas dështimit të konzorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, të sigurojë 163 milionë euro për projektin e Brezovicës, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka folur për Gazetën Fjala.

Ajo thotë se projekti për Brezovicën do të zhvillohet.

“Ka përfunduar ky proces i prokurimit, mirëpo projekti është i gatshëm dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të marrë të gjitha masat për ta realizuar projektin”, ka thënë ajo.

Bajrami ka bërë të ditur se janë duke diskutuar për planin B por ende nuk është i finalizuar.

“Nuk kemi emra të kompanive sot, por natyrisht se do të bëjmë zgjidhje. Nuk e dim ende se a do të investohet me para të buxhetit të Kosovës. Këto janë vendime të Qeverisë”, ka thënë Bajrami.

Exit mobile version