Site icon Telegrafi

Bad News Eagles do të takohen me ekipin 9INE në turneun CCT Online Finals 1

Sot (e diel) ekipi shqiptar Bad News Eagles do ta zhvillojnë një ndeshje shumë të rëndësishme në turneun CCT Online Finals 1.

Kjo ndeshje do të zhvillohet duke filluar nga ora 14:30 në formatin ‘Bo3’.

Fituesi i kësaj ndeshje do ta siguroj gjysmëfinalen në ‘Lower Bracket’ ndërsa humbësi do të eliminohet përfundimisht nga gara.

Ndeshja pritet të jetë shumë interesante, pasi të dyja skuadrat janë shumë afër me renditje, Bad News Eagles mbajnë vendin e 20 –të, ndërsa 9INE renditen në vendin e 21 –të në ranglistën botërore të CS:GO.

Në këtë turne skuadrat janë duke garuar për një grup çmimesh prej 200.000 dollarësh, ku 100.000 prej tyre shkojnë për vendin e parë.

Ndeshja e Bad News Eagles do të transmetohet në kanalin zyrtar të CCT, në platformën Twitch. /Telegrafi/

Exit mobile version