Telegrafi

Bad News Eagles shënojnë fitoren e radhës në turneun kualifikues RES Adriatic League

(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar Bad News Eagles kanë mposhtur ekipin Sangrija, për t’i eliminuar nga turneu kualifikues RES Adriatic League.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të gjysmëfinales së ‘Lower Bracket’ përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të ekipit shqiptar.

Pas kësaj fitoreje Bad News Eagles kanë kaluar në finale të ‘Lower Bracket’ dhe i duhen dy fitore për t’u shpallur fitues dhe për t’u kualifikuar tutje në ESL Pro League Conference.

Në këtë turne kualifikues janë në garë tetë skuadra, ku vetëm njëra do të sigurojë pjesëmarrjen në ESL Pro League Conference.

Ndërkaq në ESL Pro League Conference do të garojnë skuadra nga rajone të ndryshme, dhe vetëm dy prej tyre do të kualifikohen tutje për në turneun madhor ESL Pro League. /Telegrafi/