Ekipi shqiptar Bad News Eagles kanë mposhtur ekipin Movistar Riders për të vazhduar tutje në turneun e CS:GO – CCT Online Finals 1.
Bad News Eagles kanë shënuar fitoren e dytë në turneun CCT Online Finals 1, duke e mposhtur Movistar Riders me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
Pas kësaj humbje ekipi spanjoll janë eliminuar nga gara, ndërsa Bad News Eagles vazhdojnë tutje në raundin e tretë të ‘Lower Bracket’.
Në ndeshjen e radhës bNe do të përballen me ekipin 9INE dhe nëse e fitojnë edhe këtë ndeshje kalojnë në gjysmëfinale të ‘Lower Bracket’.
Në turneun CCT Online Finals 1 janë duke garuar 16 skuadra për një grup çmimesh prej 200.000 dollarësh.
Të gjitha ndeshjet e ekipit Bad News Eagles në këtë turne, po transmetohen në kanalin zyrtar të CCT në platformën Twitch. /Telegrafi/