Pas një ndeshjeje shumë të vështirë, ekipi shqiptar Bad News Eagles kanë pësuar humbje nga Endpoint.
Ndeshja u zhvillua në formatin ‘Bo3’, dhe përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa në të mirë të Endpoint.
Pas kësaj humbje Bad News Eagles janë eliminuar nga gara në turneun me vlerë 50.000 dollar – CCT South Europe.
Kjo ishte ndeshja e dytë që ekipi shqiptar e zhvilluan për sot, pasi më herët kishin fituar një ndeshje në turneun tjetër CCT Online Finals.
Për momentin bNe renditen në vendin e 20 –të në ranglistën botërore të CS:GO dhe po vazhdojnë të jenë pjesë e garave të CS:GO. /Telegrafi/