Avril Lavigne ka paralajmëruar këngën e saj të parë që kur nënshkroi me kompaninë “DTA Records” të Travis Barker.
‘Princesha e pop-punk’, 37-vjeçare postoi një promo të gjatë në Instagram të premten (5 nëntor) për këngën duke zbuluar se ajo do të titullohet “Bite Me” dhe do të publikohet të mërkurën e ardhshme.
“A jeni gati të “Bite Me”? Kënga ime e re, 10 nëntor, ruajeni, linkun e keni në bio”, ka shkruar ajo foton, në të cilën ka etiketuar këngëtarin e Goldfinger, John Feldmann, kitaristin izraelit, Omer Fedi dhe të dashurin e saj, reperin Mod Sun.
Vetëm dy ditë më parë ajo kishte njoftuar marrëveshjen e saj me “DTA Records” në Twitter dhe la të kuptohet për fansat e saj se ajo tashmë mund të kishte përfunduar një projekt për label-in e saj të ri, shkruan DailyMail.
“Le të argëtohemi! Sapo nënshkrova një kontratë me kompaninë diskografike të Travis Barker “DTA Records”! A duhet të publikojë këngën time të parë javën e ardhshme?”, ka shkruar artistja në Twitter për të njoftuar kalimin e saj në label-in e të fejuarit të, Kourtney Kardashian.
Njoftimi vjen pasi Travis u shfaq si baterist në këngën “Grow” të Avril dhe Willow Smith nga albumi i Willow, “Lately I Feel Everything”.
Aventura e re muzikore e Travis me Avril vjen pas fejesës së tij me Kourtney Kardashian. /Telegrafi/